MENU
klinika

Shifrat e djeshme dhe të sotme, si kurrë më parë

Greqia përgatitet për “tërmet” rastesh me Covid-19 për të tretën ditë

30.12.2021 - 17:15

Greqia është duke kaluar një situatë shumë të rëndë sa i përket numrit të rasteve pozitive me koronavirus. Të dhënat tregojnë se gjatë dy ditëve të fundit vendi është duke thyer rekorde rastesh pozitive gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa e ardhmja e afërt duket më e zezë.

Ndërkohë që pardje dhe dje, Greqia shënoi respektivisht 21 mijë dhe më shumë se 28 mijë raste, ekspertët presin që gjatë ditës së sotme të shkohet deri në shifrën 35 mijë raste pozitive.


Raste ne Greqi
Bashkë me dy ditët e mëparshme, këto janë shifrat absolutisht më të larta të rasteve pozitive me koronavirus në Greqi që prej fillimit të pandemisë.

Kulmi në Greqi është shënuar në 9 nëntor të këtij viti me maksimumi 8 600 raste, ndërsa vetëm pak javë më vonë flitet për rritje të tyre me gjashtë fish.


Vdekje ne Greqi
Një e dhënë tjetër problematike për Greqinë lidhet me numrin relativisht të lartë të vdekjeve krahasuar me shtetet e tjera, në të cilat pavarësisht rasteve në rritje, vlerësohet të ketë një numër më të vogël fatalitetesh, raporton abcnews.al.


Raste ne bote
E gjithë bota po përballet me furinë e variantit “Omicron” gjatë javëve të fundit. Vetëm një ditë më parë u shënua edhe rekordi i rasteve pozitive brenda ditës në rang botëror me një total prej 1.6 milion persona të prekur brenda 24 orëve. Pritet që dita e sotme dhe ato në vijim të shënojnë rekorde të tjera.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi