Seria A po përgatitet të rifillojë më 6 janar dhe lojtarët kanë nisur të arrijnë në qendrat e tyre sportive përkatëse. Bumi i infeksioneve, megjithatë, i mban të gjithë në pezull.
Përpara se të rifillojnë stërvitjet, lojtarët do t’i nënshtrohen tamponëve të kontrollit dhe asnjë lajm inkurajues nuk vjen nga testet e para. Situata është shumë kritike edhe në kampionatet e tjera.
Atalanta: 2 pozitive në grupin e ekipit
Empoli: 3 pozitive në grupin e ekipit
Fiorentina: 1 lojtar pozitiv
Genoa: Shevchenko dhe Criscito janë pozitivë
Napoli: Osimhen pozitiv (karantinë në Nigeri) dhe Lozano
Salernitana: 6 lojtarë pozitivë dhe një anëtar i stafit
Sassuolo: 2 lojtarë pozitivë nga ekipi i parë
Spezia: Hristov pozitiv, Kovalenko, Nzola, Manaj dhe një bashkëpunëtor
Torino: Verdi, një lojtar tjetër dhe një anëtar i stafit janë pozitivë
Verona: Magnani pozitiv