MENU
klinika

"Grupi “non grata” do zgjerohet"

Ultimatumi i Berishës për të liruar selinë/ Basha: S’ka për të ndodhur asgjë

30.12.2021 - 19:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur edhe për ultimatumin që Berisha i ka vendosur për të liruar selinë. Sipas kryedemorkatit, asgjë nuk ka për të ndodhur dhe se PD është e përgatitur për çdo situatë.

Basha u shpreh se nuk do të lejojnë trekëndëshin e Bermudës që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga trazicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve përballë regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij, tek përplasja e demokratëve në interes të një personi të vetëm.

“Dua ti them të gjithë demokratëve, asgjë nuk do të ndodhë. Do tu them shqiptarëve se PD është e përgatitur për çdo situatë, dhe ne nuk do të lejojmë trekëndëshin e Bermudës që në një vit që premton të jetë vendimtar për ndarjen nga trazicioni ta zhvendosë fushën e betejës nga shumica e shqiptarëve përballë regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij tek përplasja e demokratëve në interes të një personi të vetëm”, tha Basha.
I pyetur nga gazetarët a do të ketë negociata me Berishën, Basha u shpreh: “Ëndrra e Ramës për ta damkosur PD me non gratën amerikane mori fund në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të jenë të bashkuar, por mbi të gjithë e zgjodhën me vetëdijen se kurrkush post nesh nuk posedon forcën dhe vizionin për të ecur përpara.

Ndaj vendimi i tyre është i qartë, është jo vetëm një vendim që i shërben qytetarëve. Vendimi është të ecim përpara, nuk ka kthim më pas. Ky është një lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës, por është një lajm i shkëlqyeshëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve”.

Basha i pergjigjet Rames dhe paralajmeron: “Non grata” do zgjerohet

Lulzim Basha i kthen përgjigje Edi Ramës, i cili tha se nuk di se më këtë të komunikojë në PD-së për bashkëpunimin për reformat kryesore.

“Nuk mund të them se kam arritur ta them atë që ka thënë Rama, sot kështu që nuk kam koment për këtë në vetvete, ëndrra e Ramës për të pasur përballë një parti të damkosur me Non Grata mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur dhe hi në 18 dhjetor, ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. Përpiqet ta legjitomojë, ai dhe ortaku i tij, tubi i oksigjenit, të gjitha kanë dështuar e do të vazhdojnë të dështojnë. Sa për Ramën dhe grupin e tij na bashku ‘Non Grata’ amerikane, por ai ma dha frymëzimin për këtë, do të zgjerohet shumë shpejt janë e shkuara demokratët kanë zgjedhur të ardhmen”, tha Basha.