31.12.2021 - 15:42
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 50-vjeçar për vepra të turpshme.
Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin Sh. P., 50 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur.
Pas denoncimit të familjes në policia, 50-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, ku po merret në pyetje.