Viti i ri shpesh simbolizon dhe nisjen e një kapitulli të ri për shumë njerëz. Pra, hedhje pas në të shkuarën të situatave apo njerëzve dhe hapja e rrugëve të reja. Pas një viti të zhurmshëm dhe si kryefjalë e mediave rozë, një veprim të tillë e ka ndërmarrë së fundmi edhe Bora Zemani.
Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, moderatorja ka vendosur të lëjë pas disa persona. Po flasim këtu për Donaldin, Beatrix dhe Romeon. Për t’i patur sa më larg, ajo i ka hequr edhe nga Instagram, ku ndjekësit kanë vënë re se nuk i ndjek më.
Duke qenë se rrjetet sociale janë sot një interpretues i rëndësishëm i marrëdhënieve njerëzore, ndjekësit në komente i kanë shkruar prej javësh ta bëjë diçka të tillë. Dhe më në fund Bora ua “ka dëgjuar” këshillën.
Vit i ri, fillim i ri.