Ilir Shaqiri sot u surprizua nga vajza e tij Emily në “Big Brother VIP”.
Ai rrëfeu sot lidhjen e veçantë me vajzën e tij.
“Është fëmijë i veçantë! Më mungon shumë era e saj, shikimi i saj. E dua shumë. E di që Emanuela po bën sakrificë të madhe.” ,- tha Iliri.
Më pas atij i erdhi një video-mesazh nga Emily, e cila i thoshte se është mirë dhe i dha forcë.
“E pash të qetë. E çuditshme ishte se po lexoja dhe titrat, doja të merrja gjithçka nga ajo videoja. E di që i mungoj, por është e fortë dhe e pashë të qetë. “,- tha ai.
Emily po e priste në oborr dhe i këndoi një këngë. Ata u përqafuan dhe Iliri u përlot.
Emily: Të duan shumë njerëz vazhdo kështu.
View this post on Instagram
Iliri: Për mua ke rëndësi ti, Emanuela dhe prindërit. Duam t’i them Emily të mësoj shqip, ka kohë deri në 18 Shkurt. Po ndonjë surprizë a kemi?
Emily: Jo jo.
Iliri: E sigurt?
Emily: Po po, ha , pi , fle. Nuk kam të dashur babi.
Të gjithë qeshën.
View this post on Instagram