Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit Tofik Xhika i cili dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin.
Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më.
Për 8 ditë me radhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. Për 2 ditë me radhë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët. Në këto kushte familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime, por pa rezultat.
Familjarët dhe banorët nuk kanë reshtur së kërkuari edhe ditët e para të vitit të ri. Sot familjarët kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit.