MENU
klinika

Kosova i përgjigjet OKB-së

“Të kemi njoftuar për shpalljen “non grata” të shtetasit rus”

02.01.2022 - 20:45

Ministria e Jashtme e Kosovës i ka kthyer përgjigje Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që tha përmes zëdhënësit të saj se Prishtina nuk mund të shpallë non grata punonjësit e UNMIK.

Shefi i stafit në Ministrinë e Jashtme, Sharr Jakupi ka njoftuar përmes Tëitter-it se UNMIK është njoftuar për vendimin e shpalljes non grata të shtetasit rus, punonjës i misionit të OKB-së në Kosovë.

“UNMIK-u është njoftuar nga MPJD të premten, më 31 dhjetor 2021, se një nga zyrtarët e tyre ishte shpallur persona non-grata”, shkroi Jakupi në Tëitter.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla shpalli më 31 dhjetor “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.

“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur person non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, deklarohej në vendim.

Një zyrtar ndërkombëtar brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili u shpall “non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale kundër institucioneve të Kosovës.