02.01.2022 - 22:29
Vendi po përjeton ditë të kthjellta dhe të ngrohta në mesditë dhe Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se këto masa të qëndrueshme do të vijojnë qarkullimin e tyre në vend deri në mesjavë edhe pse në veri do të shfaqen reshjet e dobta të shiut.
Ky qarkullim do të sjellë temperatura si në grafikun e mëposhtëm.
Gjatë ditës së enjte reshjet e shiut do të përfshijnë vendin me intensitet të ulët e mesatar.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi mesatare dhe e vrullshme përgjatë bregdetit ditën e mërkurë dhe do të favorizojë në këtë ditë valëzim të forcës 5-6 ballë.
Të premten do të kthejë drejtim nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare.