MENU
klinika

Reagimi

Lleshi kërkon të heqë gradën/ Deputeti i PS: S’ka të drejtë

12.11.2018 - 17:56

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka reaguar lidhur me çështjen e dekretimit të Sandër Lleshit.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave midis Presidencës dhe Kryeministrisë që prodhoi kërkesa për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ndreu pohoi se grada fitohet, ndërsa shtoi se askush nuk ka të drejtë që të cënojë atë.

Po ashtu ai theksoi se edhe vet Lleshi nuk mund të kërkojë heqjen e gradës së tij, ndërsa shtoi se kërkesa për c’dekretim duhet të jetë tekë e presidentit Meta.

Pjerin Ndreu Vetting në politikë pa drejtësi të pastruar nuk ka si të ketë
Pjerin Ndreu Vetting në politikë pa drejtësi të pastruar nuk ka si të ketë

“Grada është personale dhe fitohet. Njeriu vdes me gradën që ka. Askush nuk ka të drejtë të cënojë gradën që dikush e ka marr137 me meritë.

Nëse ushtron funksionim për shkak të gradës, atëherë jemi në kushtet e ndalimit sipas Kushtetutës. Por Gjeneral Lleshaj nuk ushtron asnjë funksion që në vitin 2003.

Kërkesa për ç’dekretim grade mund të jetë një tekë që i duhet plotesuar presidentit por kurrsesi arsye për ti hapë rrugë emërimit në detyrën e ministrit!

Gradën, Gjenerali e ka fituar në bazë të meritave dhe s’ka të drejtë askush t’ja heqë e aq më pak të kërkojë vetë Lleshaj t’i hiqet. Ku është një precedent i cili duhet ndaluar!”, shkruan Ndreu.

Ditën e sotme presidenti bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen që lidhet me dekretimin e Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, deklaratë që u pasua nga një reagim i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit shkruante se: “Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij.

Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Ndërkohë, sot reagoi dhe vet Lleshi, i cili i dërgoi një letër presidentit, ku shkruante se hiqte dorë nga vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të gjitha pasojave që burojnë prej tij, duke i kërkuar Metës të njohë vendimin e Presidentit të asokohe, Bujar Nishani, për lirimin e tij nga detyra.

Në letrën drejtuar Kreut te Shtetit, Lleshi shkruante se prej 28 vitesh ka ushtruar detyra të ndryshme si ushtarak aktiv, ndërsa prej vitit 2013 është nxjerrë në lirim me anë të një dekreti nr. 8189, datë 21.5.2013.