MENU
klinika

Informacionet e fundit

Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici!

04.01.2022 - 15:30

Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur, thonë burime për Report Tv Po kqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohën kur është vendosur sasia e tritolit. Mendohet se sasia ishte e vogël rreth 150 gramë.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjike, ku nga burgu ka dalë një vit më parë. Aktualisht Sinomati jeton jashtë vendit.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 3 janar, ku siç duket 36-vjeçarit i është dërguar një “mesazh” nga persona të botës së krimit, por që ende janë paidentifikuar. Atij iu vendos tritol në makinën ‘Volkswagen Pasat’ me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë poliklinikës, ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë