MENU
klinika

Ndodhi në Britani

Djalit i vendosën emrin Hitler, 10 vjet burg prindërve!

12.11.2018 - 21:32

Po jetonin momentet më të bukura të jetës së tyre pasi u bënë prindër të një djali, por jeta e tyre mori tjetër rrjedhë kur vendosën ta quajnë fëmijën Adolf Hitler.

Policia nisi menjëherë hetimet ndaj çiftit Adam Thomas, 22 vjeç dhe të dashurës së tij Claudia Patatas, 38 vjeçe, të cilët sot po përballen me një dënim prej 10 vjetësh burg, pasi u dokumentua se ata shin pjesë e një grupi.

Gjatë kontrollit të banesës së çiftit në Oxfordshire, u zbulua se ajo ishte mbushur me memorandume naziste, një veshje të Ku Klux Klan dhe një arsenal të armëve vdekjeprurëse duke përfshirë edhe kryqet, sëpatat.

Thomas e pranoi që ishte admirues i Hitlerit.