MENU
klinika

Mbledhja e Shoqatës së Kryetarëve

Bashkitë kërkojnë më shumë fonde, ankohen për buxhetin

12.11.2018 - 20:33

Shoqata e bashkive ka mbajtur një takim në Bashkinë Mallakastër për të diskutuar lidhur me projektbuxhetin e vitit 2019.

Në qendër të mbledhjes ishin problematikat e mbartura nga vitet e kaluara të pasqyruara edhe në projektbuxhet.

Gjatë takimit, ku e pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, u theksua se projektbuxhetit 2019, nuk i përgjigjet nevojave reale të bashkive dhe mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Kryebashkiakja e Shkodrës, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive është ndalur edhe tek zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm.

voltana-ademi-konica.al
voltana-ademi-konica.al

Ajo thotë se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, si dhuna, shit-blerja e votës etj.

Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkieve doli në përfundimin se nëse problematikat e vëna re në Projekt Buxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull për sa kohë nuk u jepet buxhet i mjaftueshëm bashkive.

Buxheti i ulët imponon nivel të ulët të demokraci vendore dhe një qeverisje vendore jo të shëndetshme.