MENU
klinika

Shpreson edhe Shqipëria

Bullgaria premton heqjen e vetos për Shkupin

06.01.2022 - 12:11

Kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov premtoi se do t’i japë fund ngërçit diplomatik rreth negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e cila mban peng edhe Shqipërinë.

Bullgaria i ka bllokuar bisedimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim drejt bllokut 27 anëtarësh për shkak të pohimeve historike dhe gjuhësore, njëkohësisht duke pohuar se shkelen të drejtat e qytetarëve bullgarë në vend. Petkov, i cili vitin e kaluar u zgjodh për të luftuar korrupsionin, thotë se ai dëshiron ta zhvendosë debatin nga mosmarrëveshjet historike për t’u fokusuar në infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.

“Duhet t’i vendosim të gjitha diskutimet për të gjitha situatat win-win mes dy vendeve. Nëse të dyja palët fillojnë të flasin për anët e mira, gatishmëria për të arritur një marrëveshje për çështje të rëndësishme do të jetë më e lehtë,” tha Petkov, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut, Republikë prej 2 milionë banorëve pa dalje në det, thekson Blumberg, është përballur me rezistencën rajonale në rrugën e saj drejt integrimit perëndimor. Për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2020, vendit iu desh të ndryshonte emrin për ta zgjidhur kontestin me Greqinë, e cila e ka akuzuar për pretendime territoriale ndaj rajonit të saj Maqedonisë.

Tani, theksohet më tej, ajo përballet me presionin nga Bullgaria, ku çështja ka marrë mbështetje nga opinioni. Më shumë se 70 për qind e bullgarëve thonë se Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj përpara se të avancohet në BE.

Duke qenë se edhe partnerët e koalicionit të Petkov, gjithashtu shprehin ngurrim për të ofruar lëshime, Blumberg vlerëson se detyra e tij do të jetë e vështirë. Komisioni dypalësh i historianëve debaton me vite, pa përparim në horizont.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Varet edhe fati i Shkupit e Tiranës

Bullgaria voton për Presidentin dhe Kuvendin

Si ndikon kjo tek Shqipëria

Zoran Zaev dorëzon detyrën

BE/ Kthesa e shpresës për Shqipërinë

Bullgaria: Negociata për të hequr veton për Shkupin