Kënga Toxic Love (TL) ishte një nga më të sukesshmet e vitit 2021 me plot 15 milion klikime dhe vazhdon të jetë HIT edhe tani.
Në programin e momentit “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, i cili është protagonist i videoklipit, por edhe tekstshkrues i këngës ka shprehur se këtë këngë ia dedikon Borës.
Nga ana tjetër këngëtari i saj, Elgit Doda është producenti i këngës së suksesshme.
Duket se marrëdhëniet midis Borës dhe Donaldit, kanë ndikuar dhe te marrëdhënia e saj me Elgitin, i cili e ka bërë shumë të qartë se anën e kujt mban.
Bora e ka hequr nga lista e ndjekësve Elgitin, gjithashtu edhe ai Borën.
Duket se Bora ka vendosur të heqë nga lista e ndjekësve jo vetëm Donaldin, por dhe ata që kanë miqësi të ngushtë apo i kanë dalë në mbrojtje.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Elgit Doda, miku i mirë i Donald Veshajt. Në një postim në Instastory, ai ka qortuar popullin shqiptar që e vetmja gjë që di të bëjë mirë, është gjykimi.
“Amaaa një punë e bëjmë mirë ne shqiptarët. Gjykimi. Ps: Vreni mer punt e juja, mos u merrni me dynjon. Lepurusha.” – ka shkruar Elgiti.