Njihen si rivalët më të mëdhenj në muzikën shqiptare me “diss”-et që bënin për njëri-tjetrit dhe jashtë botës së showbiz-it ata nuk kanë shkuar mirë madje edhe kanë bërë sherre të medha.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka mbështetur për herë të parë publikisht kundërshtarin e tij, Noizyn.
Stresi ka publikuar një fotografi të profilit të Noizyt në Instagramin e tij, ku ky i fundit promovon një event të rëndësishëm.Noizy ka zhvilluar një sfidë në Tik-Tok! Sfidat në Tik-Tok janë përhapur shumë kohët e fundit, ku fituesi shpallet ai që merr më shumë dhurata. (gift-e)
Kujtojmë se raportet mes dy reperëve kanë qenë në pika mjaft kritike në momente të caktuara.
Armiqësia mes dy reperave ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të rrahjeve të bujshme mes repistëve të huaj.
Gjithsesi viti 2021 ka qenë goxha i paqshëm për ta dhe duket se reperët i kanë lënë pas dy armiqësitë e vjetra. Stresi ka thënë dikur se tani janë rritur dhe nuk kanë kohë më për gjëra të tilla.
Pas disa indikatorëve pozitiv të ç’tensionimit të situatës nga të dy anët, mbrëmë i është vënë ‘kapaku’ rregullimit të raporteve.
Fansat kanë ruajtur disa prej komunikimeve në “live” si të Noizyt, ashtu edhe Stresit.