Xanax-i që në fakt në gjuhë shkencore quhet Alprazolam është një lloj medikamenti që përdoret gjerësisht për të trajtuar ankthin dhe gjendjet e panikut. Për sa kohë përdoret sipas udhëzimeve dhe këshillave të mjekut, kjo lloj droge mund të jetë efektive në trajtimin e këtyre sëmundjeve, por nga ana tjetër përdorimi i zgjatur shoqërohet me efekte negative të rënda. Disa prej më të rëndësishmeve, i gjeni të listuara më poshtë:
1. Mund të krijosh varësi
Ndonëse Xanax-i është i ilaç i sigurtë kur jepet nga mjekët, ka rrezikun të krijojë varësi, që është në fakt dhe problemi më i madh. Shumica e njerëzve e marrin vazhdimisht sepse u pëlqen gjendja euforike që i shkakton. Varësia mund të jetë e ngjashme njësoj si ajo me alkoolin. Më e mira është që të hiqni dorë në kohë, para se fiziku dhe shëndeti juaj mendor të kërcënohet nga përdorimi i tij.
2. Probleme të mëdha me frymëmarrjen
Xanax-i mund të ngadalësojë frymëmarrjen dhe kjo mund të jetë fatale, prandaj bëni kujdes me masën e përdorimit të tij. Gjatë kohës që konsumoni Xanax, në mënyrë kategorike nuk duhet të konsumosh alkool.
3.Marramendje ose përgjumje
Javën e parë që merrni Xanax s’duhet kurrsesi t’i jepni makinës. Me shumë gjasa do të keni marrje mendsh apo gjendje gjumi. Ai në vetvete është një lloj droge, kështu që varet si trupi juaj do t’ju përgjigjet.
4. Rrit mendimet për të kryer vetëvrasje
Xanax-i dhe antidepresantët e tjerë lidhen ngushtë me rritjen e të tilla mendimeve. Njerëzit që janë të varur ndaj tij mendojnë shpesh për t’i bërë keq vetes. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë e mira është të kontaktoni menjëherë një mjek.
5. Gjendje deliri
10% e njerëzve që përdorin Xanax vuajnë nga gjendja e konfuzionit apo shkëputen papritur nga realiteti. Kjo lloj droge ka aftësinë të të shpërqëndrojë duke bërë që të mos i kushtosh rëndësi gjërave.
Ndonjëherë mund të arrish deri në delir- një gjendje në të cilën truri nuk funksionon siç duhet dhe të duket sikur po dergjesh nga temperatura e lartë.
6. Ndikon në jetën seksuale
Ka një lidhje mes Xanax-it dhe pamundësisë për të ejakuluar tek mashkulli. Kjo shkaktohet nga qarkullimi i dobët i gjakut në penis, ndryshim që vjen edhe si pasojë e marrjes së këtij medikamenti. Mund të ndjeni mungesë të reduktuar dëshirë për të bërë seks apo performancë të dobët në shtrat. Përdoruesit e Xanax-it zakonisht ndihen të lodhur nën efektin e tij, prandaj është e pamundur të japin 100% në aktivitetin seksual.
Burimi: Health Line & Women’s Health