MENU
klinika

Zbardhet veriu i vendit!

Kukësi, Tropoja dhe Puka zgjohen me dëborë

07.01.2022 - 10:22

Një pjesë e territorit është zgjuar e mbuluar nga dëbora. Kukësi, Tropoja, Puka, Hasi por edhe zona të tjera pas ditëve me mot të pazakontë për stinën tashmë po përballen me dimrin e vërtetë.

“Reshjet e borës përfshin pjesen më të madhe të territorit të bashkisë Pukë. Punonjësit tanë të shërbimeve që prej ores 03:00 kanë nisur punen për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët.

Reshjet e bores vijonin ende, ndërkohë që deri në këto momente nuk ka asnjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike. Shkollat janë hapur dhe pritet të nisin procesin mësimor normalisht, ndërkohë që kanë ngrohje optimale” njofton bashkia e Pukës.