07.01.2022 - 11:39
Forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle edhe në qarkun e Lezhës një natë më parë. Fokusi ka qenë në kontrollin e ambienteve ku mund të qëndrojnë persona problematikë apo me precedente penalë.
Gjatë aksionit, mësohet se janë shoqëruar të pakten 5 persona.
Mësohet se ata akuzohen për ishtrim veprimtarie të paligjshme të lojërave të fatit.
Policia e Shtetit pritet të dalë me njoftim zyrtar ne lidhje me rezultatin e operacionit.
Kujtojmë që RENEA ishte aksion mbrëmjen e të enjtes edhe në disa qytete të tjera.