MENU
klinika

Akset problematike

Moti i keq/ ARRSH: Udhëtoni me kujdes

07.01.2022 - 12:41

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të vendit por pa probleme me bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se reshje dëbore ka pasur në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Ajo u bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore.


Njoftimi i ARRSH

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Veri të vendit, por pa sjellë probleme me bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Reshje dëbore ka pasur, në Qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore