Për tre ditë radhazi, Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në selinë e PD-së, ndërsa dyert i kanë gjetur të kyçura.
‘Edhe dje kemi tentuar që të futemi. Flitet për të ardhmen por kjo është e ardhmja që ofron PD sot, pa vizion.’- tha Minarolli.
Kjo nuk është partia, por këtë e kanë uzurpuar në mënyrë të padrejtë. Bardhi ka mashtruar opinionin publik dje.’- tha Grigels Muçollari, anëtar i Komisionit të Rithemelimit.
Mësohet se ata kërkojnë të mbajnë një mbledhje në godinën e PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha por edhe sot sknaë mundur të futen brenda.
Kujtojmë ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi, anëtarë të tjerë të Grupit për Rithemelimin e PD-së dhe të rinj të FRPD-së.