Ditën e djeshme Noizy organizoi një sfidë në rrjetin social TikTok, në garë me një turk, nga e cila fitoi shuma të mëdha parash,
Përmes një postimi në Instastory, ai dha lajmin e gëzueshëm, që pas fitores paratë do të shkojnë për ndërtimin e tri shtëpive. Ai shtoi se puna për ndërtimin e tyre fillon sot.
Një shtëpi do të ndërtohet në Kukës, tjetra në Tropojë dhe e treta në Durrës.
Reperi Noizy ka arritur një sukses të madh edhe këtë vit, pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. I ftuar në “Jonida’s Room”, ai ka rrëfyer ndjesitë që i ka lënë 2021 dhe ka zbuluar planet e vitit që sapo ka filluar.
“Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën, kemi super bashkëpunime me artistë të tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album për të cilin kam patur gjithë kohën për ta punuar”, ka thënë Noizy.
Noizy ka treguar se albumi i tij i ri do të përmbajë rreth 20 këngë, dhe se e konsideron këtë albumin e tij të preferuar.
Reperi tregoi se do të ketë bashkëpunime edhe me repera të njohur ndërkombëtarë, një reper francez e anglez.
“Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin”.
Ndërkohë, këngëtari ka habitur me një deklaratë ku thotë se bashkëpunimi me yllin ndërkombtar Drake është i realizueshëm.
“Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, ka thënë Noizy.