MENU
klinika

“Humbe për herë të 100-të”

Armina Mevlani reagon e revoltuar ndaj Bashës

09.01.2022 - 12:16

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme kanë nisur protestat e ashpra dhe të dhunshme përpara selisë së Partisë Demokratike, për të larguar Lulzim Bashën nga selia e PD-së.

Protesta nisi në orën 12:00 në momentin kur dera kryesore e selisë është hapur me forcë nga protestuesit dhe kanë vijuar me agravim situate me hedhjen e gazit lotsjellës nga mbështetësit e Bashës.

Protesta pati dhe shkatërrime pronash, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar bashkëshortja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani.

Nëpërmjet një “story” në lloarginë e saj të “Instagram”, Armina ka publikuar një foto teksa shikon lajmet lidhur me protestën ku shkruhej: “Edi Rama i vjen në ndihmë Lulzim Bashës”

Lidhur me këtë, ajo ka reaguar duke e konsideruar të trishtë mbështetjen për opozitën nga “Policia e Shtetit”

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhemi! Opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e shtetit, dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron të hyjë në shtëpinë e vet, me të drejta dhe vota të plota!!! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri, pak dinjitet… Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj, sepse po ta njihje do ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin