MENU
klinika

Horoskopi, 13 nëntor 2018

Dashi

Për ju që i përkisni kësaj shenje parashikohet një ditë me ulje ngritje dhe ku nuk do të mungojë edhe ndonjë përplasje me dikë. Megjithatë do të ketë edhe momente interesante për ju.

Demi

Parashikohet një ditë e mirë në shumë drejtime veçanërisht në dashuri. Do të merrni shumë komplimente nga partneri duke jua bërë ditën speciale.

Binjaket

Një ditë e mbarë sa i përket shëndetit. Energjia pozitive do ju bëjë që edhe fiziku të ndihet mire. Çdo ditë mundohuni që të mendoni pozitivisht.

Gaforrja

Një ditë jo shumë optimale sa i përket financave. Mos u shqetësoni, sepse kjo është kalimtare. Shumë shpejt do të merrni një shumë të mirë të hollash.

Luani

Një person duket se ndjen nevojën për praninë tuaj. Mund ta thyeni ju akullin i pari që të ndiheni i plotësuar. Do të jetë një ditë e mbarë sa i përket dashurisë.

Virgjeresha

Sot gjithçka mund t’ju duket se po shkon kundër jush. Edhe problemet më të vogla mund t’ju duken dramë. Largojeni nervozizmin duke u marrë me sport.

Peshorja

Duhet të tregoheni më i vendosur për të çuar përpara projektet tuaja. Inteligjenca nuk ju mungon, ndaj vazhdoni me kurajë.

Akrepi

Ditë e mbarë në aspektin financiar. Investimet duken mjaft mirë. Në punë mund të keni rritje në detyrë. Tregoni kujdes me njerëzit xhelozë.

Shigjetari

Ndjeni nevojën për të realizuar një udhëtim pranë të dashurve tuaj. Vazhdoni përpara me këto plane, sepse do të merrni shumë gëzim.

Bricjapi

Pjesa e parë e ditës duket pas stresante. Punët që i keni lënë në mes do jua bëjnë ditën më të ngarkuar. Këshilloheni që t’i përfundoni këto punë pa humbur kohë.

Ujori

Nuk do ju mungojë energjia pozitive e cila ju bën të ndiheni të relaksuar. Mundohuni të shfrytëzoni më mirë rastet që iu paraqiten në dashuri.

Peshqit

Keni nevojë për ndryshime radikale në jetën tuaj. Çfarë prisni? Në dashuri kemi patur disa pengesa, të cilat do të kalohen falë aspektit planetar.