MENU
klinika

Lirimi nga qelia e 4 të akuzuarve për pagat, Alibeaj

Alibeaj: Edi Rama mbrojti skemën për vjedhjen e zgjedhjeve

10.01.2022 - 14:28

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një deklaratë për mediat duke u ndalur tek lirimi i 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave të pagave për mijëra shqiptarë.

Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama se ka tradhtuar shqiptarët me qëllim të vetëm që të marrë pushtetin dhe të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit.

“ Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 të akuzuarit për të dhënave e shqiptarëve. Është dëshmi që Rama po mbron krimin e vet. Vendimi tregon se segmente të drejtësi mbeten nën ndikimin e Edi Ramës për të vjedhur. Vendimi vulos sot një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës dhe një nga skandalet më të mëdha të privatësisë. Vendimi i sotëm është dëshmi e qartë se autorët janë kryeministri dhe vartësit të tij. I ka shërbyer vetëm Edi Ramës. Të dhënat e kartës ID, nr i telefonit, pagës,. U vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Për një person të vetëm. Edi Rama u përpoq të zvogëlojë përmasat. Sot liroi 4 personat që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave. ”tha Alibeaj.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!