MENU
klinika

Xhupi që nuk u mor kurrë

Këto janë varëset ku u tha se u mbyt 3-vjeçari në Fier

11.01.2022 - 14:29

Një fëmijë  3 vjeç ka humbur jetën disa ditë më parë në ambientet e një kopshti privat në Fier.

Abcnews.al ka siguruar foton nga vendi ku dyshohet që ka humbur jetën 3 vjeçari, ku sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit është mbytur me lidhësen e trikos teksa po përpiqej që të merrte çantën.

Sipas dëshmive vogëlushi është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse, për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin tek kopshti por kur ka tentuar të zbresë lidhësja i ka ngelur në varëse.

Fëmija është gjetur pa shenja jete nga edukatorja Redina Binjaku.

Ndërkohë një ditë më parë familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është mbytur fëmija është dyshues.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin