Në Itali ajo njihet me mbiemrin e të ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. E lindur në Durrës në vitin 1991,Beniada Jakiç është një nga shqiptaret më të njohura përtej Adriatikut.
Modelja dhe aktoria shqiptare, e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali, si “Le Iene” etj, po spikat me bukurinë dhe format e saj superseksi.
Ajo njihet si një tifoze e Juventus, pasi në të kaluarën ka pozuar edhe me fanellën bardhezi. Pasi ka qenë e përzgjedhura e revistës GQ Italia dhe ka pozuar për Maxim, bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndezur sallonin e motorëve Ducati me format e saj dhe fytyrën engjëllore me disa foto vërtetë të nxehta. (Supersport)