MENU
klinika

Bie skepticizmi

Mjeku: Rritet interesi për vaksinën antiCOVID në Vlorë

12.01.2022 - 12:38

Shtimi i infektimeve ka bërë që qytetarët t’i drejtohen masivisht qendrave shëndetësore për tu vaksinuar. Report Tv ka kryer një vëzhgim në Novoselë, aty ku po paraqitën për të bërë vaksinën edhe skeptikët.

“Kemi tre grupe, ata që bëjnë dozën e tretë, të moshuarit. Grup tjetër janë ata që po e bëjnë për shkak të masave shtrënguese të qeverise dhe kemi grupin e tretë, ata të penduarit, që s’kanë dashur më parë, por tani po e bëjnë vaksinën”, u shpreh mjeku Arben Xhuveli i qendrës shëndetësore Novoselë.
Omicron, varianti i ri i Covid-19 që po qarkullon aktualisht në popullatë ka prekur kryesisht të rinjtë, por pa shkaktuar komplikacione në mushkëri.

“Omicron prek më pak mushkëritë. Ka prekje të lehtë, por përhapje më të madhe. Më të prekura janë moshat më të reja”, tha mjeku.
Përpos vaksinës për Covid-19, mjeku i qendrës shëndetësore Novoselë sugjeron që qytetarët të kryejnë paralelisht edhe vaksinën për gripin stinor.
“Njerëzit po merren me Covidin dhe harrojnë gripin stinor. Mund të bëhen të dyja vaksinat njëherësh”, u shpreh ai

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier