MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

 Pse njerëzit me lëkurë të errët kanë më pak vitaminë D? 

12.01.2022 - 14:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:  Pse njerëzit me lëkurë të errët kanë më pak vitaminë D? 

Mjeku: Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët. Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës. Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.