MENU
klinika

Nuk është hera e parë

Grabitet shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër

13.01.2022 - 14:21

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje nga ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga autorët. Lajmi është konfirmuar per BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj.

Kjo shkollë e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t’i duhet shumë punë per te identifikuar autoret.

Shpeshherë ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve te fundit. Nuk dihet se çfarë është grabitur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë. Për pasoje procesi mësimor sot është pezulluar. Pas inspektimit fillestar jane konstatuar dëmtime te orendive mësimore ne klasa, ndërkohë qe tentativa e grabitësve per te depertuar ne zyrën e drejtorisë ka rezultuar e deshtuar.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë