MENU
klinika

Komisioni Europian vihet në lëvizje/ Për çfarë bëhet fjalë?

‘Pasaportat e arta’/ Shqipëria në radarët e BE-së

13.01.2022 - 16:29

Shqipëria në radarët e BE persa i përket dhënies se nënshtetësisë. Komisioni Europian po lëviz për të frenuar praktikën e shitjes së pasaportave për të huajt e pasur. Vanuatu u ka dhënë shtetësinë investitorëve të pasur, duke përfshirë edhe të dyshuarit e te kërkuar nga Interpoli.

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën pezullimin e udhëtimit pa viza midis bllokut te vendeve te BE dhe kombit të Paqësorit Jugor, Vanuatu. Masa, e cila do të ishte e para globale, synon të frenojë praktikën e ofrimit të “pasaportave të arta”.

Në Vanuatu, të huajt mund të marrin nënshtetësinë dhe një pasaportë në këmbim të një investimi minimal prej 130,000 dollarësh në vend. Kjo nga ana tjetër u jep atyre akses më të lehtë në kombet e tjera, duke përfshirë 27 vendet që përbëjnë Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian kishte lëshuar një paralajmërim se do të merrte këtë hap nëse Vanuatu nuk ndryshon programin e tij investim për shtetësi. Propozimi tani shkon për miratim në shtetet anëtare të BE-së.

Nëse propozimi i Komisionit miratohet, ai do t’i japë fund udhëtimit pa viza për këdo që ka marrë nënshtetësinë e Vanuatu që nga viti 2015. Ndalimi do të hiqet nëse qeveria ndryshon rregullat, tha Komisioni.

Në propozim, ekzekutivi i BE-së vuri në dukje natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të skemës, duke argumentuar se ajo pranonte në thelb të gjithë aplikantët pa shqyrtim të mjaftueshëm, pavarësisht se disa prej tyre shfaqen në bazat e të dhënave të sigurisë së Interpolit.

Edhe Qiproja e Malta kane probleme tha Komisioni qe aktualisht po monitoron programe të ngjashme ose skema të planifikuara në disa vende të tjera, duke përfshirë ishujt e Karaibeve dhe vendet e Evropës Lindore si Shqipërinë, Moldavinë dhe Malin e Zi.

Programe të ngjashme në Qipro dhe Maltë, të dyja anëtare të BE-së, po përballen aktualisht me sfida ligjore nga Brukseli.