MENU
klinika

Analiza e BIRN

Trazirat në kampin e opozitës pritet të dominojnë vitin 2022 në Shqipëri

13.01.2022 - 21:57

Pas fitores së tretë radhazi të paprecedentë, kryeministri Edi Rama shpreson që viti 2022 do të shohë fillimin e bisedimit të pranimit me Bashkimin Europian, por fati i qeverisë së tij po përballet me hijen e trazirave që kanë përfshirë kundërshtarët e tij politikë.

Ish kryeministri, Sali Berisha, duke u larguar nga selia pas nderhyrjes se forcave te policise per te shperndare protestuesit qe tentonin te hynin ne seline blu gjate protestes se thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha per te larguar Lulzim Bashen nga drejtimi i Partise Demokratike. Percarja brenda partise me te madhe opozitare shqiptare erdhi pas largimit nga grupi parlamentar i PD te Berishes, me arsyetimin se ai ishte shpallur non grata nga SHBA./r/n/r/nFormer leader of the main opposition Democratic Party Sali Berisha leaves the headquarters after police intervention as his supporters try to invade at the headquarters of Democrats’ Party in Tirana. Hundreds of opposition supporters broke into the Democratic Party’s headquarters due to an internal fight for its leadership. Albania’s Former President and Prime Minister Sali Berisha has gathered supporters in a bid to oust current party leader Lulzim Basha. Berisha accuses Basha of being a ‘hostage’ of current Prime Minister Edi Rama of the left-wing Socialist Party.

Partia Demokratike në opozitë, e cila ka konkuruar për pushtet me socialistët e Ramës që prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë është në rrëmujë, e ndarë në mes nga beteja për kontroll mes kryetarit Lulzim Basha dhe ish-mentorit të tij, Sali Berisha.

Tërheqja drejt luftës rrezikon ta copëtojë partinë në ndarjen e mundshme më të rëndësishme që nga fillimi i politikës shumëpartiake në Shqipëri.

“Partia po lufton të gjejë identitetin e saj,” tha Eva Londo, pedagoge e universitetit të Tiranës.

Sipas Londos, si Basha ashtu edhe Berisha kanë kontribuar shumë në degradimin e imazhit të saj dhe asnjë prej tyre ‘nuk duket i aftë për ta shpëtuar atë’.

“Sali Berisha duket se e ka të vështirë të pajtohet me atë që është Partia Demokratike, e cila sigurisht nuk është një pronë private. Është për të ardhur keq që ai nuk mund të shohë se ajo që po krijon mund të jetë gjithashtu era e ndryshimit në skenën politike,” shtoi Londo.

Shpresa për bisedimet me BE


Së bashku me Maqedoninë e Veriut fqinje, perspektiva e Shqipërisë për të hapur negociatat e vonuara me Bashkimin Europian kanë mbetur peng i mosmarrëveshjeve midis Sofjes dhe Shkupit për identitetin, historinë dhe gjuhën.

Bullgaria ka bllokuar në mënyrë të përsëritur hapjen e negociatave, por një ndryshim i qeverisë dhe fundi i epokës së Bojko Borisov në fund të vitit 2021 i ka dhënë Shkupit dhe Tiranës një fije shprese.

“Pritshmëritë e Shqipërisë për vitin 2022 janë të qarta –nisja e negociatave me Bashkimin Europian,” tha Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Shqipëri, ndërsa theksoi se edhe ky moment nuk do të thotë se gjithçka shkon mirë me zgjerimin e BE.

“Nuk besoj se realizimi i kësaj pritshmërie e zgjidh krizën e procesit të zgjerimit,” tha Vurmo për BIRN. “Kjo krizë ka të bëjë me kredibilitetin e BE-së dhe pamundësinë e procesit aktual të zgjerimit për të transformuar vendet kandidate,” shtoi ai.

“Për të arritur këtë të fundit, është e nevojshme që BE jo vetëm të rikonceptojë procesin si të tillë, por të provojë më së pari se mund të përballet me vendosmëri me rënien demokratike në rajon dhe në vetvete dhe gjithashtu të identifikojë politikën e zgjerimit të Ballkanit lindor si një prioritet strategjik”.

Një fytyrë e re për opozitën

Nëse do të ndodhë, nuk ka dyshim që Rama do t’a përshëndesë hapjen e bisedimeve si një fitore të qeverisë së tij, por fanfaret rrezikojnë të mbyten nga drama që po zhvillohet në stolat e opozitës.

Basha, ish-kryebashkiak i Tiranës e mori drejtimin e Partisë Demokratike pasi themeluesi i saj, Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013, pas humbjes së pushtetit te socialistët e Ramës.

Berisha, 77 vjeç ka qenë figurë qendrore e politikës shqiptare që pas rënies së komunizmit, kur shërbeu si kryeministër dhe president. Por në maj të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli atë ‘non-grata”, duke përmendur korrupsionin e dyshuar për përfitimin e tij, të aleatëve politikë dhe anëtarëve të familjes.

Ndërsa parlamenti u mblodh në shtator pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit, Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, por ish-kryetari Berisha refuzoi të largohej në heshtje.

Në dhjetor, të dy kampet mbajtën kuvende rivale, ku secili shpalli shkarkimin e tjetrit. Konflikti mes tyre vazhdon.

Më 8 janar, policia shqiptare përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët hynë në selinë e partisë kryesore opozitare të vendit si pjesë e grindjes së brendshme për drejtimin e partisë.

Protuestuesit e udhëhequr nga Berisha u raportua se përdorën shufra hekuri dhe vare për të hapur dyert kryesore të godinës. . Punonjësit hodhën gaz lotsjellës në përpjekje për t’i parandaluar ata që të depërtonin, përpara se policia të ndërhynte me kërkesë të partisë.

Të paktën një civil dhe një punonjës policie u plagosën lehtë sipas policisë së Tiranës.

“Pra, kriza ka shkuar më thellë sesa e menduam në fillim,” tha ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni.

“Nuk është më vetëm një çështje konflikti mes Berishës dhe Bashës, mes dy emrave, por është kthyer në një përplasje mes dy klaneve dhe mbështetësve të të dyja palëve,” shtoi Gjoni për BIRN.

“Për të bashkuar mbështetësit do të nevojitet dyfishi i kohës që do të duhej për të bashkuar dy liderët”.

Gjoni e sheh me dyshim nëse njëri prej tyre do të dilte në krye të partisë.

“Domosdoshmëria për një emër të tretë është bërë më e qartë se kurrë,” përfundoi ajo./BIRN/