MENU
klinika

Arsyeja

Rozana Radi tregon pse refuzoi ftesën e “Big Brother VIP”

14.01.2022 - 08:10

Që nga momenti që u mësua se “Big Brother Vip” do rikthehet në ekran dhe deri tani, kur kanë mbetur dhe 4 javë nga mbyllja e tij, emra të shumë personazheve publike kanë qarkulluan në media se do të ishin konkurentë të këtij edicioni.

Mirëpo, teksa disa prej tyre e kanë pranuar ftesën dhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të tjerë e kanë refuzuar për arsye të ndryshne. Një ndër ta është edhe këngëtarja Rozana Radi.

Së fundmi përmes një interviste virtuale të realizuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja është pyetur nga një ndjekës se a ka marrë ftesë për të hyrë në “Big Brother Vip”. Teksa ka pohuar këtë gjë, Rozana ka treguar se nuk e ka pranuar për shkak të angazhimeve.

“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, u shpreh Rozana.