Gazetari Imer Mushkolaj ka drejtuar akuza të forta drejt ish-kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se ai është përgjegjës për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.
Gjatë emisionit live “Debat plus”, gazetari i bën thirrje Berishës që të mos e djegë Shqipërinë për herë të dytë për interesat personale dhe për familjen e tij.
Ndërkohë ish-kryeministri e ka cilësuar gazetarin si mbështetës të Serbisë.
PJESË NGA DEBATI
Berisha: Axhenda ime është një Shqipëri e lirë dhe e integruar në BE. Kjo është axhenda, marrëdhëniet i bazoj në respektimin e atyre parimeve që bëjnë funksional shtetin ligjor. Qytetarë me të drejta të lira. Nga ana tjetër jam i bindur se Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA. Ky akt politik, do arkivohet si një gabim i rëndë. Në momentin më të parë që Departamenti i Shtetit ose që çdo njeri përfshirë dhe ata që ke në studio, do të jenë të gjendje që të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Kurrë nuk pranoj të përkulem përpara gënjeshtrave dhe mashtrimeve, siç u gjeta sonte në këtë emision ku një i frymëzuar në Novi Sad i cili thotë se 21 janari ishte një protestë paqësore.
Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i SHqipërisë.
Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.
Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.
Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.
Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.
Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.
Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione