MENU
klinika

Motra denoncoi

Kush është 22-vjeçari nga Konispoli i zhdukur prej një muaj?

14.01.2022 - 10:10

Një 22-vjeçar nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol është denoncuar i zhdukur 2 ditë më parë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga motra e tij. 27-vjeccarja M. Gj. ka denoncuar se më 14 dhjetor vëllai saj Fatjon Doda, 22 vjeç, është larguar nga banesa dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion prej tij.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zhdukjen e 22-vjeçarit, ndërsa burime për “BalkanWeb” bënë me dije se rezulton me precedentë penalë.

Një ndër pistat ku hetohet është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë dhe ndonjë arrestim i mundshëm i tij nga pala greke ose zhdukje në rrethana të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË
Një ditë më parë Policia e Vlorës bëri me dije se më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç dhe se po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë