16.01.2022 - 12:31
Kryetar i Partisë Republikane në Serbi dhe kandidati për President në zgjedhjet e 3 prillit, Nikola Sandulovic, u ka bërë thirrje serbëve të mos votojnë në referendum pasi thotë se ky organizim është gënjeshtër dhe manipulim për qytetarët.
Sandulovic shkruan në profilin e tij në Facebook, se të gjithë e dinë se referendumi do të vjedhet dhe do të shpallet i sukseshëm çfarëdo që qytetarët të rrumbullaksojnë, pavarësisht nëse kanë dalë apo jo në votime.
Ai thotë se qytetarëve u kanë dërguar SMS për të rrumbullaksuar opsionin “po”, për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë atje./Express