Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.
Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.
Bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.
Mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin! Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.
Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj dite dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.
Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj dite dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.
Gjatë kësaj dite jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.
Do të jetë një ditë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve.
Përqendrojini të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.
Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.
Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.