Tenisti serb Novak Djokovic, numri një në botë, u depërtua sot nga Australia për shkak të mos vaksinimit të tij dhe mashtrimit në kufi. Serbi humbi Australian Open, por do të ketë pikëpyetje lidhur me karrierën e tij në vijim.
34-vjeçari e ka bërë synimin e tij të karrierës për të fituar të gjithë titujt e Grand Slam në një sezon të vetëm pasi humbi finalen e fundit të US Open ndaj Daniil Medvedev, por kjo ambicie është nën kërcënim pas ngjarjeve të fundit në Australi.
Ndërsa Djokovic është i pavaksinuar, i vetmi turne Grand Slam në të cilin do të mund të luajë është “Roland Garros”, pasi protokolli në Francë lejon lojtarët e pavaksinuar të marrin pjesë.
Si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, është e detyrueshme që të vaksinohet plotësisht për të hyrë në vend, që do të thotë se Djokovic do të humbasë Wimbledon edhe US Open nëse ai nuk vaksinohet.
Shtetet e Bashkuara organizojnë gjithashtu tre nga nëntë turnetë e tjerë të mëdhenj në kalendarin e tenisit: Indian Wells, Miami dhe Cincinnati. Ka vendime të mëdha për t’u marrë në kampin e numrit një të botës në muajt e ardhshëm nëse ai do të përmbushë ambiciet e tij të mbetura përpara se të pensionohet.