Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara ka falënderuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’u dorëzojë vetë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në fjalën e saj, kryebashkiakja tha se jo vetëm në Lac por në gjithë Kurbinin, “i cili jo vetëm po ringrihet më i fortë e më i bukur në shembullin e një qyteti të denjë për të jetuar këtu e për të rritur fëmijët tanë, por pse jo do të jetë edhe shembull për qytetet e tjera për transformimin tërësor të tij”.
“Të ndihemi kenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Presidenti Erdogan që nuk na la vetëm atëherë kur kishim më shumë nevojë”, u shpreh Cara.
Majlinda Cara: Për mua e banorët e Kurbinit është nder e privilegj të mirëpres sot në Lac Presidentin në këtë kompleks të rindërtuar nga thememlet mbi gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit.
Nuk di nëse do gjej dot fjalët e duhura për të shprehur gjithë mirënjohjet e falenderimet popullit turk, Presidentit Erdogan, kryeministrit turk.
Në emër të qytetarëve që përfaqësoj, banorëve të kësaj lagje të re ju falenderoj për gjithe bujarinë e solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira.
Para syve tanë ishte panorama e atyre pak sekondave të natës së 26 nëntorit që kishte shkatërruar atë që ishte ndërtuar me mund e sakrificë për vite me radhë.
Sot pas 2 vitesh është momenti t’i lëmë pas krahëve ato ditë e të themi që u goditëm fort u rrëzuam por ditëm të ringrihemi edhe më të fortë.
Të ndihemi kenarë që kemi pranë vetes miq të vërtetë si Presidenti Erdogan që nuk na la vetëm atëherë kur kishim më shumë nevojë.
Të ndihemi krenar për qeverinë dhe kryeministrin Rama që krahas punëve e angazhimeve të shumta po udhëheq cdo ditë programin kompleks të rindërtimit.
Ndërsa unë jam shumë krenare për gjithcka që po bëhet jo vetëm në Lac por në gjithë Kurbinin, i cili jo vetëm po ringrihet më i fortë e më i bukur në shembullin e një qyteti të denjë për të jetuar këtu e për të rritur fëmijët tanë, por pse jo do të jetë edhe shembull për qytetet e tjera për transformimin tërësor të tij.
Krahas përfundimit të kësaj lagje të mrekullueshme të financuar nga qeveria turke në Lac po punohet dhe për rindërtimin e një lagje me 200 apartamente po përfundon godina e bashkisë e spitalit të ri, shtëpi private për të dëmtuarit nga tërmeti po riparohen dhjetra pallate është ndërhyrë në mënyrë rrënjësore në infrastrukturë.
Shumë e lumtur për gjithë atio familje që iu rikthye shpresa optimizmi e do jetojnë në këto apartamente të pakrahasueshme me cfarë kishin më parë e do shtrytëzojnë lehtësirat e këtij kompleksi banimi.
Qeveria shqiptare ka financuar edhe ndërtimin e një shkolle të re që do shërbejë jo vetëm për fëmijët që jetojnë këtu por për gjithë qytetin.
President Erdogan më lejoni edhe një herë t’u shpreh mirënjohen e pakufishme për kontributin tuaj për gjithë banorët e Kurbinit.
Kjo lagje do mbetet simbol i miqësisë e solidaritet mes dy popujve miq që dinë të shtrijnë dorën e të qëndrojnë krah për krah edhe në ditët më të vështira.