Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama u kanë dorëzuar çelësat e banesave të reja 4 familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Laçit.
“Të uroj nga zemra ime, dhe e gjithë laçianëve, shëndet dhe suksese në jetën tuaj” – tha një prej banorëve.
Ndërkohë një tjetër banor ka rrëfyer momentet e vështira ku ai dhe familje të tjera humbën shtëpitë e tyre.
“Në këto momente kujtoj dy vite më parë, ku ne laçianët endeshim të trishtuar pa shpresë dhe pa ëndrra. Nuk kishim shpresë, por iu drejtoheshim zotit dhe qiellit. Në këto momente, kryeministri ynë, zoti Edi Rama na dha forcë sepse ai kishte mikun, Presidentin Taip Erdogan. Zoti President, shqiptari di ta vlerësojë të mirën, dhe gjithmonë populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron njëkohësisht as miqësinë e popullit turk” – tha banori.