MENU
klinika

“Betejë komplimentesh”

Mediat greke komentojnë vizitën e Presidentit turk në Shqipëri

17.01.2022 - 21:45

Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vizituar këtë të hënë Shqipërinë.

Në agjendën e kësaj vizite një ditore në Shqipëri, presidenti kishte inaugurimin e 522 shtëpive në Laç, përurimin e xhamisë së restauruar Et’hem Beu dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve dypalëshe. Kjo vizitë, është komentuar nga mediat greke.

Media greke “Skai”, shkruan se Presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë dhënë një “betejë” komplimentesh ndaj njëri-tjetrit. Ata sjellin në vëmendje deklaratën e Erdogan ku thotë: Shqiptarët e turqit janë si vëllezër.

Nga ana tjetër, sjellin edhe një kompliment që Rama i bëri liderit turk ku thotë: “I vetmi lider që mban fjalën”. Një media tjetër, “Etnos”, ka pasur si fokus të artikullit të tyre marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe liderëve të tyre.

Ata shkruajnë se çfarë ndodhi gjatë vizitës së presidentit turk këtë të martë dhe sjellin deklaratat e ndërsjella mes Ramës dhe Erdogan.

Ndërsa “Kathimerini”, e ka hapur artikullin e saj me titullin: Rama vlerëson mikun e tij Erdogan: Si ai nuk ka shumë, ndërsa tregon dhe deklaratën që kryeministri shqiptar bëri për Erdogan ku tha: Ka pak njerëz që Po-në e kanë po dhe Jo-në e kanë jo, e një prej tyre është presidenti turk.

Kujtojmë se Erdogan tha se në tre mujorshin e parë të këtij viti do të ketë një mbledhje të dy qeverive, për të çuar përpara projektet që kanë sëbashku. Ai po ashtu, premtoi se para muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, do të zgjidhet ngërçi i krijuar në Xhaminë e Namazgjasë, aq të dashur e shumëpritur për besimtarët myslimanë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin