MENU
klinika

E rëndë në Greqi

32-vjeçari shqiptar i jep fund jetës se e la e dashura

18.01.2022 - 10:53

Një 32-vjeçar shqiptar në Greqi është gjetur i varur në një pemë ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ilia.

Sipas patrisnews.gr, 32-vjeçari u gjet i varur në një pemë në Markopoulo, nga banorë të zonës, pasditen e djeshme. Mediet greke shkruajnë se disa ditë më parë, ai kërcënoi se do të bënte vetëvrasje pasi ish e dashura e tij nuk donte të ishte më me të.

Gruaja ka refuzuar të jetë sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim. Vajza ka kontaktuar autoritetet pas një mesazhi që ka marrë në celular, por ishte tepër vonë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi