MENU
klinika

Cila ishte dhurata më e bukur sipas saj

Brenda ditëlindjes së Sara Hoxhës

18.01.2022 - 13:43

Sara Hoxha ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj, 26-vjetorin e lindjes. Ajo ka pritur ndërrimin e datës me anë të një feste madhështore e të veçantë, të ftuarit e së cilës ishin figura shumë të njohura për publikun shqiptar, si dhe miqtë më të ngushtë e familjarët e saj.

Padyshim që një pjesë e madhe e të ftuarëve ishin stafi i medias “Top Channel” që kanë një rëndësi shumë të madhe për producenten. Midis tyre ishin Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Isli Islami, Dojna Mema, Eduart Grishaj, Olsa Muhameti, Bora Zemani etj.

Ndërkohë, vëmendje shumë të madhe morën edhe performuesit të cilët kënduan gjatë festës. Bëhet fjalë pikërisht për Ermal Fejzullahun dhe Mozzik.


Ndërmjet kërcimeve, këngës e valleve, duket që ditëlindja e Sarës do të mbetet gjatë në memorien e saj.

Mirëpo, duket se dhuratën më të ëmbël e më unike Sara e mori mëngjesin e sotëm. Ajo ka postuar një story në llogarinë e saj të “Instagram”, ku duket vizatimi i dy djemve të saj, London dhe Roman. “Gëzuar ditëlindjen mami! Të dua shumë” shkruhet aty nga dy vogëlushat e saj.

“S’ka dhuratë më të bukur”, ka shkruar Sara, që nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën