Situata te Barcelona nuk ajo e duhura jo vetwm sa u pwrket rezultateve, por edhe merkatos. Klubi blaugrana e ka vënë Ousmane Dembélé në një udhëkryq: ose ai rinovon kontratën e tij që skadon në qershor ose nuk do të luajë më deri në fund të sezonit!
Gjatë një interviste për ‘RMC Sport’, agjenti i francezit ka shpërthyer: “Ata duan të bëjnë presion mbi ne, por nuk funksionon”, tha Moussa Sissoko.
“Ndoshta mund të funksionojë me agjentë që janë miq të Barcelonës, por ky nuk është rasti im: unë jam këtu për të mbrojtur lojtarin tim dhe interesat e tij”, – tha ai. Prandaj, marrëdhëniet mes palëve janë gjithnjë e më të tensionuara dhe Dembélé tani duket i destinuar të largohet si transferim i lirë në fund të sezoni.