MENU
klinika

Kërcënuan kryebashkiakun: Do djegim Veliajn me benzinë

Kush janë vëllezërit Marku që ‘organizojnë’ dhunën tek ‘5 Maji’

19.01.2022 - 13:06

Dy prej organizatorëve të protestës për të ndaluar ndërtimin e lagjes së re te “5 Maji”, janë dy emra të njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Sokol dhe Elson Marku.

Dy vëllezërit njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.

Por cila është e kaluara kriminale e vëllezërve Marku te “5 Maji”?

Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri.

Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

Elson Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.


Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.
Prokuroria dyshon se dy vëllezërit që fshihen pas protestave të dhunshme te “5 Maji” fshehin dhe pasuri të tjera që mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë./TemA