Rita Ora e ka shfaqur shpesh lidhjen e saj të veçantë me nënën e saj Vera Ora.
Këngëtarja ka bërë një tjetër dedikim për nënën e saj, Vera Ora, pas atij të ditëlindjes.
Ditën e djeshme Vera ka festuar ditëlindjen e 58-të dhe natyrisht nga ka munguar një urim i veçantë nga ylli i muzikës.
Teksa sot, Rita ndau me fansat në Instagram një video nga fëmijëria ku shihet duke kënduar e vallëzuar me të ëmën.
“Gruaja që më bëri të mendoj që ajo që bëj sot ishte një ëndërr e vërtetë dhe se mund të besoja që një ditë do të bëhej realitet, faleminderit nënë, unë qaj sa herë që e shoh këtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram
31-vjeçarja herë pas here bën dedikime për familjen e saj, të cilët tregojnë po ashtu përkrahje të madhe për yllin e muzikës.
Ndërkaq, përveç Ritës, çifti Vera dhe Besnik Sahatçiu kanë edhe dy fëmijë të tjerë.
Sipas burimeve prindërit e këngëtares kanë dhënë edhe bekimin e tyre për partnerin e saj Taika pas takimit me të në Londër. Një burim i tha The Sun:
“Rita dhe Taika janë shumë të dashuruar. Nga ajo që thotë Rita, ai është i vetmi për të. Disa njerëz mund ta shohin këtë si mjaft të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar.”