MENU
klinika

Kontrasti me video

Endri Hasa përcjell mesazhin e banorëve te 5 Maji: Nuk do të jeni të përjetshëm në karrige!

19.01.2022 - 22:26

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka reaguar në lidhje me prishjen e banesave në zonën e 5 Majit nga bashkia e Tiranës.
Duke publikuar një video me dëshmitë e banorëve, Hasa shkruan se forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

“Në mungesë të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë njerëzore për qindra familje që prej disa muajsh apelojnë për të gjetur një dakordësi për banesat e tyre, IKMT-ja e qeverisë dhe Policia Bashkiake e Tiranës mësyn në pronat private të banorëve të 5 majit!
Nuk ka fjalë të përshkruash dhunën, terrorin dhe sjelljen çnjerëzore ndaj kryefamiljarëve, nënave dhe fëmijëve. Forca e pushtetit përdoret edhe njëherë për të poshtëruar dhe fyer dinjitetin njerëzor të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Edi Rama dhe Erion Veliaj mos e harroni paralajmërimin e atij banori që po i prishej banesa: “Nuk do të jeni të përjetshëm në karriget tuaja! Askush nuk do t’i harrojë këto që po bëni! Askush”.”- shkruan ai.