MENU
klinika

Krimi në Shkodër

Lleshi lë ‘amanetet’ në Shkodër!

13.11.2018 - 18:03

Ka përfunduar takimi i zëvendësministrit te Brendshëm ne Shkodër Sandër Lleshi me policinë e qarkut të Shkodrës. Për mbi dy orë Lleshi zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.

Ministri Lleshi ka dhënë disa porosi te qarta për te gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit te organizuar, korrupsionit, kontrollet per element kriminal qe mund te levizin ne qytet por edhe nje patrullim te shtuar ne akse te ndryshme problematike.

Sipas burimeve zëvëndësministri Lleshi ka qënë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një shërbim sa me cilësor të policisë.

Efektivet duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranes që zëvëndësministri Lleshi zhvillon një takim pas detyrës që ka marrë.