Sot te emisioni “Shqipëria Live” ishte i ftuar MC Kresha, ku ndër të tjera ka folur për familjen e tij dhe për marrëdhënien me vajzën.
Pyetje: Zgjimi i herët ka të bëjë me faktin që je bërë baba. Sa kohë kalon me vajzën?
Mc Kresha: Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë.
Pyetje: Ia ke ndërruar pelenat ndonjëherë?
Mc Kresha: Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e coj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës – Vet e lype. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë educative.
Pyetje: E mendon që të jetë këngëtare?
Mc Kresha: Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët.