Majlinda Angoni, mësohet se do të jetë kandidatja e PS-së në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars, raporton News24.
Aktualisht, Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.
Emri i Majlinda Angonit vjen pas kandidaturës së PS-së për Bashkinë e Durrësit.
“Panorama” mësoi se Emiriana Sako është emri që ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Rama për të kërkuar votën në zgjedhjet e 6 marsit.
Më 20 janar, Presidenti Ilir Meta dekretoi datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetarë për shkaqe të ndryshme.
Përkatësisht zgjedhjet do të zhvillohen për kryetarin e bashkive: Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.